MASHT

NJOFTIM

1 Nëntor, 2021

01 Nentor 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, për shkak të problemeve teknike që janë paraqitur gjatë ditës së djeshme, 31 tetor 2021, zgjat afatin e aplikimit në Thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë. Afati për aplikim është deri në orën 20:00 të ditës së sotme, datë 1 nëntor 2021.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.