MASHT

NJOFTIM

14 Gusht, 2020

14 Gusht 2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët se, rezultatet e përfituesve të bursave për Institucionet e Arsimit të Lartë ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020, i MASh ka konstatuar që një pjesë e listave të dërguara nga IAL-të nuk janë të nënshkruara nga komisionet përzgjedhëse.

MASh njofton se, listat e dërguara nga IAL-të duhet të jenë të nënshkruara nga Komisioni i formuar prej tre anëtarësh, bashkëngjitur me vendimet e grupeve punuese që i kanë përzgjedhur studentët, si dhe raportet e nënshkruara nga Komisioni i përgjedhur nga vet IAL-të.

Grupi punues për bursat e IAL-ve publike ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve, duke mos i përfshirë kandidatët që kanë master njëvjeçar dhe absolventët, meqë këta të fundit nuk lejohen të përfitojnë nga bursat, sipas Udhëzimit Administrativ me nr. 14/2017.

Ky sqarim  bazohet në marrëveshjen në mes MASh-it dhe universiteteve, nga e cila marrëveshje parashihet që, përzgjedhja të mos bëhet nga MASh, por listat e finalizuara të dërgohen nga universitetet përkatëse.

Sipas IAL-ve, përkatësisht universiteteve publike në Republikën e Kosovës, lista përfundimtare me emrat e përfituesëve të bursave është vonuar për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 (mungesë e stafit ). Këto institucione janë zotuar që, këto lista do të jenë të gatshme për publikim pas datës 20 Gusht.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.