MASHT

Nesër mbahet Provimi i Maturës (pjesa e parë)

13 Qershor, 2014

Nesër (e shtunë), 14 qershor 2014, do të mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore, për rreth 46 mijë maturantë sa ka Kosova këtë vit, të cilët do të testohen në 390 qendra të testimit.

Pjesa e parë e tesit përmbanë 120 pyetje nga lëndët e përgjithshme (matematikë, gjuhë amtare dhe gjuhë angleze).

Testi do të administrohet nga më shumë se 3000 administrues dhe 626 kryetarë komisionesh, të cilët janë të përzgjedhur nga zyrtarët e MAShT dhe nga profesorët e universiteteve të Kosovës.

Policia e Kosovës edhe këtë vit ka mbështetur organizimin e Testit të Maturës duke siguruar transportin e testeve nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, dhe do të sigurojë këto qendra gjatë kohës sa është duke u mbajtur testi.

Testi fillon në orën 10:00 në të gjitha qendrat dhe zgjatë 180 minuta. Nxënësve iu lejohet që të kenë me vete vetëm laps grafit HB dhe një shishe ujë të pijes.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.