MASHT

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES MASHTI DHE QENDRËS PROFESIONALE PËR GJITHËPËRFSHIRJE

7 Prill, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha e Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje, Natyra Agani Destani, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, për asistentët për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Në takim, ku ka marrë pjesë edhe bashkëthemeluesi i Qendrës, Erblir Kadriu, është biseduar për planet afatshkurtëra dhe afatgjata të Qendrës dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, për të përmirësuar rezultatet në arsim dhe gjithëpërfshirje.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se është i rëndësishëm bashkëpunimi me Qendrën Profesionale për Gjithëpërfshirje, por edhe akterë të tjerë, pasi që ndihmon në arritjen e objektivave të MASHTI, ndërsa theksoi se arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta mbetet një nga prioritetet e Qeverisë dhe MASHTI-t.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Profesionale për Gjithëpërfshirje, Natyra Agani Destani, e falënderoi ministren për përkrahjen dhe theksoi se kjo është shumë e rëndësishme në punën e Qendrës, stafi profesional i së cilës do të ofrojë falas burime profesionale për asistentët për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në Qendrat Burimore dhe Qendrat e Kompetencës në Kosovë.

Last modified: 7 Prill, 2023

Comments are closed.