MASHT

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi mes MAShT dhe ELKOS Group për punën praktike të nxënësve në ndërmarrje

18 Mars, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe zëvendëspresidenti i kompanisë ELKOS Group, z. Fatos Islami, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin

Ministri Bajrami, me këtë rast, tha se kjo kompani është ndër më të suksesshmet në Kosovë dhe ka një rrjet të zhvilluar. “Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të gjitha shkollat tona profesionale, por edhe për universiteteve, që nxënësit dhe studenët të përfitojnë shkathtësitë praktike, të marrin frymën e ndërmarrësisë dhe të menaxhimit, por edhe të punësohen”. 

Ministri Bajrami u shpreh i sigurt se përmes këtij projekti do të punësohen shumë nxënës dhe studentë. “Kjo është ajo çfarë i ka munguar sistemit arsimor, një sistemi që është i ndërlidhur plotësisht me ekonominë tregut. Do të investojmë në ngritjen e kapaciteteve, në përgatitjen e kuadrave dhe të punësojmë të rinjë”, tha ministri, ndërsa theksoi se marrëveshje të tilla për bashkëpunim do të lidhen edhe me kompani të tjera të Kosovës, për të siguruar, ndër të tjera, edhe cilësi në arsim. 

Përfaqësuesit e kompanisë ELKOS theksuan se kompania do të marrë nxënës në punën praktike në të gjitha qendrat që i ka në Kosovë dhe ata për herë të parë do të kenë edhe përfitime materiale nga puna e tyre, ndërsa një numër i tyre edhe do të punësohen në Kompani. 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të vazhdojë të nënshkruajë marrëveshje të tilla, nga të cilat pritet të punësohen një numër i konsiderueshëm i nxënësve dhe studentëve, të cilët tregojnë shkathtësi gjatë punës së tyre praktike në ndërmarrje të ndryshme. 

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.