MASHT

NËNSHKRUHEN MARRËVESHJET PËR FILLIMIN E PILOTIMIT TË ARSIMIT DUAL

26 Shtator, 2022

Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, janë nënshkruar marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual mes shkollës profesionale “7 shtatori” në Prishtinë dhe bizneseve hoteliere “Swiss Diamond”, “Sirius” dhe resorti “Holiday”.

Ministria e Arsimit përgëzon nxënësit, bizneset dhe shkollën për marrëveshjet duke ju dëshiruar zbatim të suksesshëm.

MAShTI inkurajon bizneset nga sektori i hotelerisë dhe sektorët tjerë t’i bashkangjiten kësaj inciative.

Last modified: 26 Shtator, 2022

Comments are closed.