MASHT

NË PRILL DO TË MBAHET KONFERENCA KOMBËTARE E VAJZAVE/GRAVE NË FUSHAT STEM

14 Shkurt, 2023

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë ju njoftojmë se nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të organizojë konferencën kombëtare të vajzave/grave në fushat STEM.

Konferenca STEMinists do të jetësojë premtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e konferencës vjetore për vajzat/gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Këta mekanizma i shtohen mbështetjes financiare për vajzat/gratë në STEM që tashmë po zbatohet si politikë e re e Qeverisë së Kosovës që dy vite.

Detajet në lidhje me konferencën do të bëhen publike në periudhën në vazhdim, ndërkohë që MASHTI ju fton të ruani muajin prill për këtë ngjarje të rëndësishme për fushat STEM në Kosovë.

Last modified: 14 Shkurt, 2023

Comments are closed.