MASHT

NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË VAJZAVE, MINISTRJA NAGAVCI PRITI DISA NXËNËSE TË KLASËVE TË NËNTA

11 Tetor, 2021

11 Tetor 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me bashkëpunëtorë, ka pritur disa vajza të klasëve të nënta nga shkollat “Faik Konica” dhe “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Me këtë rast, Ministrja ka theksuar se puna e përbashkët do ta bëjë shënimin e kësaj dite edhe më të vlefshëm, ndërsa ka përmendur punën që po bëhet pyor fuqizimin e vajzave nyo realizimin e tyo drejtave të tyre në arsim.

Ndër të tjera, Ministrja theksoi pyorkushtimin pyor zbatimin e standardeve pyor tekste shkollore, ku njyo nga standardet e pyorgjithshme yoshtyo barazia gjinore, pyor çka janyo zhvilluar edhe udhyozues pyor identifikimin dhe shmangien e diskriminimit gjinor nyo tekste shkollore.

Ministrja Nagavci po ashtu përmendi edhe bursat që ndahen për arsimin profesional, por edhe thirrjen që mbetet e hapur deri me datën 20 tetor për 1 mijë bursa nga 1 mijë euro për vajza që studiojnë në programet Shkencës, Teknologjisë, Inixhinerisë dhe Matematikës. Ajo përmendi edhe hapjen e konkursit për doktoraturë, ndërsa theksoi se MAShTI do të vazhdojë të përkrahë vajzat në synimet, planet dhe ëndrrat e tyre.  

Ministrja Nagavci i është përgjigjur edhe pyetjeve të nxënëseve, të cilat kanë qenë të lidhura kryesisht me të drejtat e tyre në arsim dhe atë se çfarë mund të bëjnë ato për vetëdijesimin e shoqërisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka përcaktuar 11 tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ditë e cila synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.