MASHT

NARIC KOSOVA – QENDRA PËR NJOHJE TË DIPLOMAVE

20 Qershor, 2022

NARIC KOSOVA- PLATFORMA PËR APLIKIM ONLINE 

Linku për aplikim : https://naric-ks.online/

Njohja e kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës

Përshkrimi:

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të Arsimit të Lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor, master dhe doktoratë.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Një kopje të dokumentit të identifikimit;
  • Një kopje e certifikatës së martesës në rast të ndryshimit të mbiemrit;
  • Një kopje të vërtetuar ose noterizuar të diplomës;
  • Një kopje të vërtetuar ose noterizuar të transkriptit/certifikatës të notave;
  • Një përmbledhje të përkthyer të punimit-tezës (ndërmjet 3-5 faqe) kur punimi është në gjuhë jozyrtare të Republikës së Kosovës;
  • Një kopje e punimit të diplomës;
  • Programin e studimeve për vitet kur janë kryer studimet;   
  • Shtojcën e diplomës (nëse aplikohet në institucionin përkatës);
  • Një kopje të vërtetuar ose të noterizuar të diplomës origjinale të studimeve të nivelit të shkollimit paraprak;
  • Në rast se dokumentet (apo ndonjëri prej tyre) të cekura më lartë, nuk janë në njërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, ato duhet të përkthehen në një nga gjuhët zyrtare nga një përkthyes i autorizuar në Republikën e Kosovës;
  • Në rast se pala aplikon për njohje/barasvlerë të një kualifikimi më të lartë, paraprakisht duhet të aplikojë për njohje/barasvlerë të kualifikimeve, diplomave të studimeve paraprake të fituara jashtë Republikës së Kosovës, (Bachelor dhe Master). Në rast se palës i është njohur kualifikimi paraprak duhet të ngarkoj dëshminë;
  • Në rast se dokumentacioni i dorëzuar nga pala nuk është i kompletuar, për këtë NARIC duhet të njoftoj palën me shkrim që brenda afatit prej 30 ditësh ta kompletoj dosjen, në të kundërtën nëse dokumentacioni nuk plotësohet sipas afatit të paraparë, dosja arkivohet si e pakompletuar dhe pala obligohet të riaplikojë për njohje/barasvlerë;
  • Fletëpagesa (taksa administrative, për shkolla profesionale dhe bachelor 30 €, për master 50 € dhe për doktoratë 70 €);
  • Nga kjo taksë lirohen plotësisht invalidët e luftës, invalidët civilë, fëmijët e dëshmorëve, personat me asistencë sociale, personat me nevoja të veçanta.

Të diplomuarit në Maqedoninë e Veriut, duhet që në diplomë dhe certifikatë të notave të vendosin vulën apostile në shtetin përkatës.

Në mungesë të ndonjë nga dokumentet e shënuara më sipër, kërkesa nuk do të shqyrtohet;

  • NARIC dhe Komisioni i ekspertëve mund të kërkojë edhe dokumente shtesë në raste të caktuara.
  • Verifikimi i dokumenteve:

Qendra NARIC Kosova, kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas Kornizës Kombëtare/Evropiane të Kualifikimeve, si dhe informacione tjera shtesë në funksion të njohjes/barasvlerës të diplomës.

Afatet kohore

Procedura për shqyrtimin e kërkesës për njohje/barasvlerë të diplomave të fituara jashtë vendit, nëse lënda është e kompletuar do të shqyrtohet brenda 4 muajve, përveç të diplomuarit në Shqipëri, për të cilët afatet kohore janë të përcaktuara sipas marrëveshjes për njohjen e diplomave të nënshkruara nga Qeveritë përkatëse, nëse NARIC Kosova nuk pranon konfirmim nga autoritetet përkatëse për verifikim të saktësisë dhe vërtetësisë së diplomës, në raste të tilla lënda mbetet në pritje të përgjigjes.

Vendimi për njohje të diplomës është i plotfuqishëm në Republikën e Kosovës, përveç në rastet kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Këshilli Shtetëror për Njohje.

Pala e cila është e pakënaqur me përgjigjen/vendimin, ka të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh në Komisionin për ankesa dhe parashtresa në MASHTI.

 Për më shumë informacione klikoni mbi linkun https://naric-ks.online/

Nr. kontaktues: +383 (0) 38-213-938, +383 (0) 38-213-049 +383 (0) 38-20020004

Last modified: 16 Gusht, 2023

Comments are closed.