MASHT

NAGAVCI: BASHKËPUNIMI NË SHKENCË, TEKNOLOGJI DHE INOVACION JANË INTERES I PËRBASHKËT RAJONAL

18 Maj, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me ftesë të Ministres së Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Malit të Zi, Biljana Šćepanović, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Podgoricë.

Ministrja Nagavci dhe homologia e saj Šćepanović gjatë takimit diskutuan për fushën e shkencës dhe të hulumtimit, si dhe atë të teknologjisë, në dy vendet tona.

Ministret gjithashtu u zotuan për thellimin e bashkëpunimit në këto fusha, në veçanti për mobilitetin e hulumtuesve shkencorë në kuadër të projekteve të BE-së si Horizon Europe, Erasmus + dhe EES.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, ministrja Nagavci ishte e shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në atje, Ariana Zherka.

Në kuadër të vizitës në Podgoricë, ministrja Nagavci mori pjesë edhe në Konferencën Ministrore për Ekonominë e Gjelbër, në të cilën u diskutua për inovacionin, politikat dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e shkencës.

Nagavci ndër të tjera tha se, takimet sikurse ky në Podgoricë, ku ndahen përvojat dhe praktikat efektive, konsolidojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh me shtetin mik, Malin e Zi, në sektorë të interesit të përbashkët rajonal siç janë shkenca, teknologjia dhe inovacioni.

Last modified: 18 Maj, 2023

Comments are closed.