MASHT

Ministrja Nagavci viziton Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë

6 Maj, 2025

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, ku është pritur nga drejtoresha e kësaj qendre, Drita Dushi. Gjatë vizitës, ministrja është informuar nga afër për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në këtë institucion.

Në kuadër të vizitës, ministrja Nagavci ka marrë pjesë në një sesion të trajnimit për “Shkollat Gjithëpërfshirëse”, ku është njohur nga afër me procesin e trajnimit të trajnerëve dhe mësimdhënësve pjesëmarrës nga shkolla të ndryshme. Ajo ka ritheksuar përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe fuqizimin e qendrave burimore në të gjithë vendin.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se MAShTI ka ndërmarrë një sërë nismash ligjore dhe administrative, përfshirë ndryshimet në legjislacionin për njohjen e orëve të trajnimeve për qëllime të licencimit, si dhe rishikimin e procesit të licencimit të mësimdhënësve.

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës “Përparimi”, Drita Dushi, ka falënderuar ministren Nagavci për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se mbështetja institucionale është thelbësore për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për fëmijët që ndjekin këtë qendër

Last modified: 6 Maj, 2025