Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe përfaqësuesin e UNDP-së, Nuno Queiros, morën pjesë në ngjarjen lansuese të shënimit të Ditës së Tokës në Kosovë, e cila u shënua sot në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në këtë ngjarje e cila u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Zyrën e Presidencës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, u zbulua instalacioni “Muri apo Premtimi i Prirtë”, projekt i ndërtuar përmes përdorimit inovativ të plastikës së ricikluar, që shërben si një reflektim mbi ndërgjegjen tonë mjedisore dhe nevojën urgjente për praktika të qëndrueshme.
Për rolin kyç që ka edukimi mjedisor në gjeneratat e reja në mbrojtjen e mjedisit, ka folur ministrja Arbërie Nagavci e cila ka thënë se, në ditën kur bota mbarë risjellë rëndësinë e padiskutueshme të mbrojtjes së planetit tonë, kjo vepër instalacioni po e shënon këtë ngjarje në mënyrën më origjinale dhe kreative.
Nagavci tha se, arti është instrumenti më i bukur dhe më efektiv që na bënë thellësisht të vetëdijshëm për problematikat shoqërore dhe mjedisore, si dhe për përgjegjësitë që i kemi secili prej nesh.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, sot në tëgjitha shkollat e Kosovës janë duke u shënuar aktivitete që synojnë ngritjen e vetëdijes shoqërore për ruajtjen e mjedisit, gjë që dëshmon se vetëdija jonë kolegtive është duke u zhvilluar në drejtimin e duhur dhe po shoqërohet me veprime konkrete, dhe po ashtu na bënë që të vetëdijësohemi edhe më shumë se kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët duhet të jetë i çdoditshëm.
Last modified: 25 Prill, 2024