MASHT

MINISTRJA NAGAVCI VIZITOI AUTORITETIN KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE (AKK)

20 Janar, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar Autoritetin Kombëtar te Kualifikimeve (AKK), institucion përgjegjës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Me këtë rast ministrja Nagavci ka bashkëbiseduar me u.d. drejtorin, Arbër Salihu si dhe zyrtarët e AKK-së.

Ministrja Nagavci tha se e ka përcjellë gjithmonë punën e AKK-së ku janë arritur rezultate të rëndësishme, por gjithashtu janë identifikuar edhe probleme dhe sfida që kryesisht ndërlidhen me hapësirat e limituara në objekt dhe numrin e vogël të zyrtarëve.

Nagavci gjatë këtij bashkëbisedimi e vuri theksin te roli dhe rëndësia e Agjencisë dhe tha se, synim i Qeverisë është fuqizimi i sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me fokus në ndërlidhjen e AAP-së me nevojat e tregut të punës.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci inkurajoi zyrtarët që të përfshihen në hapat drejt avancimit të sistemit në AAP-së sepse vetëm përmes kontributit dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për rininë tonë.

Last modified: 20 Janar, 2023

Comments are closed.