MASHT

MINISTRJA NAGAVCI U TAKUA ME MINISTRIN E ARSIMIT TË MAQEDONISË SË VERIUT, JETON SHAQIRI

8 Shkurt, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është takuar në Shkup me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, të cilit i ka uruar detyrën në krye të këtij dikasteri.

Në këtë takim, ministrat kanë biseduar për gjendjen e arsimit nëtë dy shtetet, veçanërisht vështirësitë e organizimit të mësimit nëkohë pandemie. 

Ata e kanë vlerësuar bashkëpunimin e mirë të deritanishëm nëarsim, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të gjithëpërfshirjes dhe të ngritjes sëcilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Çështja e procedurave të njohjes së diplomave, ka qenë një nga temat e këtij takimi, për çka të dy ministrat janë pajtuar se duhet të ndërmerren veprime institucionale që lehtësojnë këto procedura për qytetarët e të dyja shteteve.

Po ashtu, në takim është biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes universiteteve, si dhe në hulumtime tëpërbashkëta shkencore mes studiuesve të të dyja vendeve, duke përfshirë këtu edhe çasjen përmes projekteve të përbashkëta nëprograme të rëndësishme ndërkombëtare të shkencës.

Në këtë takim, ku ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu, ministrat Nagavci dhe Shaqiri janëdakorduar për hapat e mëtejmë për nënshkrimin e njëMarrëveshje Bashkëpunimi për të gjitha nivelet e arsimit dhe tëshkencës.

Last modified: 17 Maj, 2022

Comments are closed.