MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI ZV/AMBASADORIN E BRITANISË SË MADHE NË KOSOVË

6 Prill, 2021

06 Prill 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, priti sot në takim zëvendësambasadorin Britanik në Kosovë, z.Jacob Webber dhe shefin e Këshillit Britanik në Kosovë, z. Angus Bjarnason.

Ministrja Nagavci falënderoi zv/ambasadorin, Webber për përkrahjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë në fushën e arsimit, veçmas në kohën e pandemisë Covid-19, ndërsa e vlerësoi lartë kontributin e Qeverisë së Britanisë së Madhe në shumë procese të rëndësishme në arsim.

Zv/ambasadori Britanik në Kosovë, Jacob Webber e uroi Ministren për detyrën e re dhe për funsionalizimin e institucioneve të vendit, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme në të gjitha nivelet e arsimit.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.