MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI SHEFEN E ZYRËS SË LUXEMBURGUT, NATACHA GOMES

19 Prill, 2021

Ministrja e Arsimnit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci priti sot shefen e Zyrës së Luxemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën bisedoi për procese të ndryshme në arsim.

Gjatë takimit u bisedua në veçanti për arsimin dhe aftësimin profesional, për të cilin ministrja Nagavci tha se është segment i rëndësishëm i arsimit për Qeverinë e tanishme. Ajo theksoi se harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet pritoriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2.

Ministrja Nagavci dhe shefja e Zyrës së Luxemburgut, znj. Natacha Gomes, u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, pasi që avancimi i sektorit të arsimit profesional në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luxemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.