MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI PËRFAQËSUES TË ORGANIZATAVE TË NXËNËSVE DHE TË TË RINJVE TË KOSOVËS

25 Korrik, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot përfaqësues të grupit të fëmijëve Respect Our Right (RoR) dhe të organizatës Kosovar Youth Council (KYC), e cila është edhe themeluese e Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Në këtë takim është biseduar rritjen e bashkëpunimit dhe përfshirjen më të madhe të nxënësve dhe të rinjve në proceset e rëndësishme në arsim, si dhe për shumë tema që lidhen me të drejtat dhe sigurinë e nxënësve, për cilësinë në arsim, si dhe për humbjet që ka shkaktuar pandemia në procesin e të nxënit.

Ministrja Nagavci foli për punën që është duke u bërë në MAShTI për ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe planet në këtë drejtim, ndërsa theksoi se jemi në proces të rishikimit të disa ligjeve dhe akteve nënligjore, ku është e rëndësishme që këto organizata të japin kontributin e tyre.

Po ashtu, ministrja theksoi gatishmërinë e saj dhe të MAShTI për ta trajtuar me seriozitet çdo kërkesë apo shqetësim që adresohet nga organizatat dhe përfaqësuesit e nxënësve.

Udhëheqësi i KYC, Ditjon Fetahu dhe nënkryetari i RoR, Drion Shaqiri, e informuan ministren Nagavci për veprimtarinë dhe iniciativat e fundit që synojnë ngritjen e cilësisë në arsim dhe mirëqenien e nxënësve përmes respektimit të të drejtave të tyre.

Last modified: 25 Korrik, 2022

Comments are closed.