MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI NJË GRUP MËSIMDHËNËSISH ZVICERAN

12 Tetor, 2021

12 Tetor 2021

Mininistrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur një grup mësimdhënësish të niveleve të ndryshme nga Zvicra, të prirë nga kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër (LAPSh), Nexhat Maloku.

Ministrja Nagavci i ka falënderuar mësimdhënësit zviceran për vizitën e tyre në Kosovë dhe interesimin për t’u njohur me sistemin e arsimit në vendin tonë. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta që do të ishin të rëndësishme për të dyja vendet, sikur që është shkëmbimi i nxënësve.

Ministrja i informoi mësimdhënësit zviceran për mënyrën se si është i organizuar sistemi arsimor në Kosovë, si dhe përgjegjësitë që ka Ministria dhe komunat në këtë drejtim.

Ministrja Nagavci foli gjithashtu për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë COVID-19 dhe skenarët që po aplikohen në këto kushte, ndërsa theksoi faktin se një pjesë e madhe e shkollave në Kosovë aktualisht janë duke punuar me prani fizike dhe orë të plota mësimore.

Gjatë takimit u bisedua edhe për kurrikulat, arsimin dhe aftësimin profesional, përgatitjen e mësimdhënësve, vaksinimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla, mësimin digjital dhe ndihmën e donatorëve në zhvillimin e arsimit në Kosovë, por edhe për mënyrën se si janë të organizuara segmente të caktuara të arsimit parauniversitar në Zvicër.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.