MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI AMBASADORIN E RI TË FINLANDËS NË KOSOVË, MATTI NISSINEN

26 Shtator, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen me bashkëpunëtorë.

Ministrja Nagavci i ka uruar detyrën ambasadorit Nissinen, ndërsa ka falënderuar shtetin e tij për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në fushën e arsimit.

këtë takim është biseduar për gjendjen në arsim, humbjet e mëdha që ka sjellë pandemia kudo në botë dhe vështirësitë që po hasen në kompenzimin e humbjes në mësim.

Ministrja Nagavci e informoi ambasadorin e Finlandës për politikat e reja, prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar arsimin në të gjitha nivelet, duke filluar nga edukimi në fëmijërinë e hershme.

Ambasadori Nissinen shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në arsim, me projekte të reja që do të ndihmojnë në proceset e rëndësishme në arsim.

Last modified: 26 Shtator, 2022

Comments are closed.