Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.
Pasi që e falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që ka dhënë Finlanda për arsimin në Kosovë, ministrja Nagavci e informoi ambasadorin Nissinen për politikat e reja, prioritetet dhe planet për të siguruar gjithëpërfshirje dhe cilësi në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministrja Nagavci dhe ambasadori Nissinen biseduan për mundësi të bashkëpunimit mes dy vendeve në arsimin parauniversitar, por edhe në arsimin e lartë, me projekte që ndihmojnë proceset e rëndësishme në arsim, si dhe krijojnë mundësi të reja për nxënësit dhe studentët.
Last modified: 3 Maj, 2023