MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI AMBASADOREN E MALTËS, JULIANA SCERRI FERRANTE

10 Shtator, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka pritur në takim Ambasadoren e Maltës e akredituar për Kosovë (me seli në Malta), Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e arsimit, me theks të veçantë bashkëpunimin në Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit Kosovë-Maltë.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, foli për bashkëpunimin e MAShTI, përkatësisht Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur me Agjencinë Paragon Malta, të nisur në dhjetor të vitit 2016 për dërgimin e nxënësve në Maltë, me qëllim të kryerjes së Internshipit me kohëzgjatje prej 28 ditëve.

Ministrja Nagavci falënderoi Ambasadoren Scerri Ferrante për përkrahjen e nxënësve nga Kosova dhe mundësinë e krijuar përmes vizitave studimore në këtë shtet.

Ndërsa, Ambasadorja Scerri Ferrante nga ana e saj theksoi faktin se, duke qenë gjuha angleze e përfshirë në Kurrikulën e Kosovës ka ndihmuar fëmijët që të njohin gjuhën angleze, gjë që i ndihmon të përfshihen suksesshëm në programe shkëmbimi dhe projekte të tjera ndërkombëtare.

Last modified: 22 Shtator, 2022

Comments are closed.