MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PO MERRË PJESË NË SAMITIN E BALLKANIT PERËNDIMOR NË BRUKSEL

8 Dhjetor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku po merrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, mori pjesë në panelin e diskutimit me temë “Fuqizimi ekonomik i grave, një katalizator për rritjen e Ballkanit Perëndimor” ku ka theksuar rëndësinë e edukimit në arritjen akademike dhe fuqizimin e vajzave.

Duke folur për rëndësinë e edukimit, ministrja Nagavci ka prezantuar politikat arsimore dhe mbështetjen që i ‘u është ofruar grave dhe vajzave gjatë kohës sa ajo është ministre e këtij dikasteri.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka përmendur arsimin publik falas në arsimin e lartë, ndarjen e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit, ndarjen e 4630 bursave STEM për tri vite, zgjerimin e infrastrukturës fizike, procesin e rishikimit të teksteve shkollore, etj. Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se, fuqizimi i gruas vjen nga arsimi dhe puna, andaj prioritet i Qeverisë është fuqizimi i vajzave, grave dhe nënave të reja.

Last modified: 8 Dhjetor, 2023

Comments are closed.