MASHT

Ministrja Nagavci ndau certifikata për fituesit e Sfidës Bebras Computing

29 Dhjetor, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ndarë certifikata për fituesit e Sfidës Bebras Computing (Bebras Computing Challenge) apo Kastori i Informatikës.

Nga gjithsej 2174 nxënës që morën pjesë në garat komunale, 32 nxënës të dalluar u kualifikuan në garën finale, në nivel qendror. Gjatë finales, këta nxënës demonstruan një angazhim të jashtëzakonshëm, ku 1 nxënës nga SHML”Gjin Gazulli” në Prishtinë ka arritur rezultatin maksimal prej 100%, ndërsa 7 nxënës të tjerë kanë arritur rezultate që tejkalojnë 75%.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, është kënaqësi me i përmbyllë aktivitetet e fundvitit me fituesit e kësaj gare. Ajo vlerësoi shumë kontributin e fituesve, pasi i cilësoi si ambasadorët më të mirë të së ardhmes.

Ministrja Nagavci i ftoi fituesit që të jenë bashkëpunues të Ministrisë, pasi vendi ka nevojë për kontributin e tyre.

Sfida e Bebras Computing, është organizuar nga organizata SHPIK. Kjo ngjarje ka shfaqur talentin dhe shkathtësitë e jashtëzakonshme të nxënësve nga e gjithë Kosova. Bebras Computing Challenge (apo Kastori i Informatikës) është një iniciativë ndërkombëtare që synon të promovojë informatikën dhe të menduarit kompjuterik tek nxënësit.

Në ceremoni të certifikimit morën pjesë 8 nxënësit fitues të garës, 3 drejtorë të shkollave, 3 koordinatorët e shkollave dhe 4 pjesëtarë nga stafi i SHPIK-ut.

Last modified: 29 Shkurt, 2024

Comments are closed.