Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku pas shqyrtimit është miratuar Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, ky Statut sjell një mori vendimesh e reformash, që do të ndikojnë direkt në cilësinë e përmirësimit të punës në Universitetin e Prishtinës.
Pas Statutit të Universitetit të Prishtinës pritet të bëhet edhe unifikimi i statuteve të të gjitha universiteteve publike me qëllim përmirësimin e cilësisë në Arsimin e lartë.
Ndryshimet e rëndësishme të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë:
-Përmirësimi i strukturës së menaxhimit të Universitetit, përcaktimi i rolit dhe detyrave të rektoratit, senatit dhe të tjerëve;
-Sigurimi që Vendimet të merren në mënyrë transparente dhe efikase;
-Përcaktimi i të drejtave dhe detyrave të studentëve, përfshirë të drejtën e tyre për të marrë informacion, të aneksohen, dhe të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse;
-Ndryshimet kanë për qëllim të përmirësojnë përvojën e studentëve;
-Ngritja e standardeve akademike për profesorët dhe studentët;
-Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe kërkimeve shkencore në Universitet;
-Përcaktimi i përgjegjësisë së administratës së Universitetit;
-Administrata të punojë në përputhje me standarde të larta.
Miratimi i këtij statuti është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor në universitet.
Last modified: 15 Maj, 2024