MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MORI PJESË NË FORUMIN “NXITJA E FRYMËS SË NDËRMARRËSISË PËRMES SHKOLLIMIT”

9 Nëntor, 2021

09 Nentor 2021

Edukimi për ndërmarrësi nxitë të menduarit e pavarur dhe pozitiv, i ndihmon nxënësit të identifikojnë mundësitë dhe i inkurajon ata të kenë besim te vetja dhe aftësitë e tyre.

Kështu ka thënë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në Forumin me temë “Nxitja e frymës së ndërmarrësisë përmes shkollimit”, të organizuar nga American Chamber of Commerce in Kosovo–AmCham, nëpartneritet me Odën Amerikane të Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë.

Duke folur për rëndësinë e edukimit në ndërmarrësi, ministrja Nagavci  theksoi se MAShTI në arsimin parauniversitar, tëpërgjithshëm dhe profesional e ka integruar ndërmarrësinë në kurrikula.

Ajo tha se synim i Ministrisë është që përmes programeve,kurrikulës shkollore, nxënësve, studentëve dhe të rriturve t’u ofrohet arsim dhe aftësim në ndërmarrësi.

Ministrja theksoi se, ndërmarrësia është e përfshirë në planprogramin shkollor nga klasa e 1-12 në fushën kurrikulare Jeta dhe Puna, ndërsa në arsimin e mesëm profesional është e përfshirë si lëndë e veçantë në kuadër të kësaj fushe.

Ministrja foli edhe për bashkëpunimin me partnerët si UNICEF, USAID dhe MINT në bashkëpunim me të cilët janë realizuar programe të rëndësishme në zhvillimin profesional tëmësimdhënësve në ndërmarrësi dhe edukim financiar. 

Ministrja tha se ka ende hapësirë për përmirësim, prandaj u zotua se do të rritet angazhimi në këtë drejtim teksa theksoi se qëllimi i Qeverisë së Kosovës është që një numri sa më të madh të nxënësve, studentëve dhe të rriturve t’u ofrohen njohuri praktike dhe teorike në ndërmarrësi. 

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.