MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MBAJTI KONFERENCËN NË TË CILËN U PREZANTUAN PUNËT E REALIZUARA GJATË MUAJIT QERSHOR

4 Korrik, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Treknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në konferencën për media ka folur për punët të cilat janë realizuar gjatë muajit qershor dhe ato të cilat janë në proces, me theks të veçantë miratimin e Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ku për herë të parë ky institucion i rëndësishëm i arsimit të lartë do të ketë ligjin, i cili do të garantojë cilësi në arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizim të sistemit të arsimit.

Ministrja Nagavci tha se miratimi i Ligjit për AKA garanton pavarësi institucionale dhe financiare të këtij institucioni, merr në konsideratë rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), si dhe garanton harmonizimin e sistemit tonë të arsimit me Standardet dhe Udhëzuesit Evropian të sigurimit të cilësisë (ESG).

Ministrja Nagavci foli edhe për hartimin e Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, drafti i së cilës tha se pritet të finalizohet gjatë këtij muaji.

Duke qenë se ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit është edhe avancimi i arsimit dhe aftësimit profesional, ministrja Nagavci, ditë më parë ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për këshilltarët për karrierë në institucionet e arsimit professional, i cili rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për rezultatet e provimit të maturës shtetërore të cilat janë publikuar dje, ku kalueshmëria në afatin e parë ishte 66.04 përqind, zbatimin e programit “Edukimi për Siguri”, i cili është futur si lëndë zgjedhore këtë vit, çmimin “Shkencëtari i vitit 2022”, mbështetjen financiare për përkrahjen e OJQ-ve që merren me promovimin dhe përkrahjen e nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, thirrjen e KSHC dhe Testin e Arritshmërisë.

Last modified: 4 Korrik, 2023

Comments are closed.