MASHT

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI PRITI AMBASADORIN E SHBA-VE NË KOSOVË, PHILIP KOSNETT

9 Mars, 2020

09 Mars 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit.

Ambasadori Kosnett e ka uruar ministren Bajrami për detyrën dhe ka theksuar se ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin në Kosovë.Ndërsa, ministrja Bajrami ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, në veçanti për ndihmën që kanë dhënë në fuqizimin e sektorit të arsimit.Ministrja Bajrami foli për programin qeveritar që synon ta përmirësojë gjendjen në arsim dhe theksoi se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.