MASHT

MINISTRJA DHE ZËVENDËSMINISTRI DISKUTUAN PËR ARSIMIN E LARTË ME PËRFAQËSUESIT E ORCA-S

14 Prill, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri, Dukagjin Pupovci kanë pritur në një takim përfaqësuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca.

Në këtë takim u diskutuan sfidat në arsim, kryesisht në arsimin e lartë. Disa nga çështjet që u diskutuan ishin rëndësia e vetingut në arsim, miratimi i ligjit për Agjencinë e Kosovë s për Akreditim, problemi me plagjiaturën në UP etj. Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci kërkoi që vetingu në arsim të jetë i ndërlidhur me vetingun në drejtësi.

Ministrja Nagavci tha se ndër prioritetet kryesore do të jetë arsimi i lartë derisa shtoi se është shumë e interesuar për arsim cilësor. Ministrja theksoi se në arsimin e lartë duhet të rritet llogaridhënia dhe transparenca. Ajo përmendi dy nga qëllimet strategjike të Qeverisë “Kurti 2”, e para, arsim i lartë që synon standardet ndërkombëtare të cilësisë, integritetit akademik dhe transparencës si dhe tjetra, përmirësim të mjedisit për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe inovacionit.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.