MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI ZËVENDËSMINISTRIN E SAPOEMËRUAR TË ARSIMIT, JUSUF THAÇI

14 Shkurt, 2020

14 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e sapoemëruar, Jusuf Thaçi, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe mundësitë për ta përmirësuar këtë gjendje në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji dhe inovacion.

Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Thaçi diskutuan për programin e Qeverisë së Kosovës, ku arsimi zë vend të rëndësishëm dhe u zotuan se do të punojnë së bashku për realizimin e këtij programi, i cili synon ofrimin e një arsimi më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.