MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI THEMELUESIN E FONDIT KOSOVAR-AMERIKAN PËR EDUKIM, DALE PFEIFFER

10 Mars, 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtorin e parë të USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer, njëherit themelues, i Fondit Kosovar–Amerikan për Edukimit (KAEF), i themeluar në vitin 2004.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë e participimit në këtë Fond nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të mbështeten më shumë studentë me bursa për studime në universitete të njohura amerikane.

Themeluesi i Fondit, Pfeiffer theksoi se prej themelimit, KAEF ka investuar në 106 studentë kosovarë, të cilët janë treguar të suksesshëm, ndërsa tani janë kthyer në Kosovë dhe kontribuojnë në sektorin publik dhe atë privat.

Ministrja Bajrami falënderoi Pfeiffer për rolin e fondit dhe mbështetjen përmes tij të të rinjve të Kosovës, ndërsa theksoi institucionet do të angazhohet që ky Fond të sigurojë jetëgjatësinë, pasi që tha se, është në të mirë të arsimimit cilësor të të rinjve tanë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.