MASHT

MINISTRI LIKAJ ZHVILLOI TAKIM VIRTUAL ME SHEFEN E ZYRËS SË BE-SË NË KOSOVË, PPBE, NATALIYA APOSTOLOVA

11 Qershor, 2020

11 Qershor 2020

Ministri i Arsimit, Prof. Dr. Ramë Likaj zhvilloi takim virtual me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova. Duke pasur parasysh situatën me pandeminë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, takimi i parë mes tyre u zhvillua në distancë.

Ambasadorja Apostolova e uroi ministrin Likaj për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.Ministri Likaj e falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin në veçanti, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar për arsim.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.