MASHT

MINISTRI LIKAJ VIZITOI KOMUNËN E PRIZRENIT, TË DRAGASHIT DHE TË MAMUSHËS

19 Gusht, 2020

19 Gusht 2020

Në vazhdim të vizitave nëpër komuna për bashkërendim të aktiviteteve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sot ka vizituar komunën e Prizrenit, të Dragashit dhe atë të Mamushës.

Në vizitat në Prizren dhe Mamushë, ministri Likaj ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Gjatë takimeve me kryetarët e këtyre komunave,  Mytaher Haskuka, Shaban Shabani dhe Abdulhadi Krasniç, si dhe me drejtorët e DKA-ve në këto komuna, është diskutuar për bashkëpunimin mes nivelit qendror dhe atij lokal, në mënyrë që të ketë një organizim sa më të mirë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministri Likaj theksoi se fillimi i vitit shkollor në situatë pandemie është një sfidë, por theksoi se me bashkëpunim të mirë të gjithë akterëve, do të bëhet e mundur që të përgjigjemi me sukses në cilindo opcion të përcaktuar me Udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor.

Nga ana e tyre, kryetarët e komunave Prizren, Dragash dhe Mamushë u shprehën të gatshëm për bashkëpunim me MASh dhe të gjitha institucionet relevante, në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë me sukses dhe njëkohësisht të ruhet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në shkolla.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.