MASHT

MINISTRI LIKAJ IA DORËZOI DETYRËN MINISTRES SË RE TË ARSIMIT, ARBËRIE NAGAVCI

23 Mars, 2021

23 Mars 2021

Ministri i deritanishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ia dorëzoi sot detyrën ministres së re të kësaj Ministrie, Arbërie Nagavci.

Me këtë rast, ministri Likaj ia ka uruar detyrën ministres Nagavci dhe uroi të ketë sukses në punën në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Likaj e informoi ministren Nagavci për punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MASh, me theks të veçantë organizimin e mësimit në kushte të pandemisë, por edhe për proceset që janë duke u zhvilluar.

Ministrja Nagavci e falënderoi ministrin Likaj për punën që ka bërë në këtë Ministri dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në institucionin më të lartë të arsimit në vend.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.