Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi takoi sot përfaqësuesit e Bankës Botërore, të kryesuar nga z. Marco Mantovanelli, menaxher i Zyrës së BB-së në Prishtinë, me të cilët bisedoi lidhur me implementimin e projektit ESIP “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë” nga MAShT, sfidat dhe mundësitë e përshpejtimit të dinamikës së realizimit.
Ministri Bytyqi, ka falënderuar përfaqësuesit e BB-së për mbështetjen e deritashme, mundësitë e dhëna përmes projektit ESIP, njëherësh theksoi se MAShT do të angazhohet maksimalisht që të realizojë në kohën e duhur programet që mbulohen nga ky projekt, duke respektuar afatet kohore dhe destinimin paraprak.
Në këtë takim po ashtu u theksua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të të gjithë akterëve, me synim që ky projekt të arrijë efektin e duhur në sistemin arsimor të Kosovës.
Last modified: 9 Qershor, 2022