MASHT

Ministri Bytyqi priti shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

14 Nëntor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim shefin Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit me këtë organizatë, për çështje të rëndësishme siç janë: zhvillimi në fëmijërinë e hershme, gjithpërfshirja dhe parandalimi i braktisjes së shkollës.

Ministri Bytyqi, pasi e ka vlerësuar lartë përkrahjen që UNICEF përmes projekteve të ndryshme ka ofruar në sektorin e arsimit që nga paslufta në Kosovë, ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunimin e mëtejmë sa i përket realizimit të projekteve, të cilat dalin nga Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021.

Ministri Bytyqi ka thënë se, investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një faktor tepër i rëndësishëm,  sa i përket zhvillimit fizik, mendor, shpirtëror dhe social të fëmijëve, ndërkaq shtoi se MAShT mbetet e përkushtuar edhe sa i përket gjithpërfshirjes dhe parandalimit të braktisjes së shkollës.

Ndërsa, shefi i Zyres së UNICEF-it, Brandao Co ka thënë se ka thënë se, UNICEF do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e Ministrisë së Arsimit në këtë drejtim dhe në çështje të tjera të rëndësishme, të cilat ndërlidhen kryesisht me shkollimin fillor dhe atë të mesëm.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.