MASHT

Ministri Bytyqi priti shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë

22 Shtator, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Isabelle Servoz Gallucci, me të cilën ka biseduar për projektet që janë duke u realizuar në arsim, por edhe për mundësi tjera të bashkëpunimit.

Ministri Bytyqi falënderoi Këshillin e Evropës, si donatori më i madh në arsim dhe theksoi se Kosova ka shumë nevojë për ndihmë të mëtutjeshme. Ai tha se në programin qeveritar janë disa prioritete në fushën e arsimit, për realizimin e të cilave MAShT ka shumë nevojë për mbështetjen e Këshillit të Evropës, por edhe të të gjithë partnerëve tjerë.

“Kërkojmë mbështetjen tuaj, në mënyrë që së bashku me juve t’i ofrojmë rinisë tonë një edukim në frymën evropiane”, tha Ministri.

Ndërsa, shefja Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Isabelle Servoz Gallucci, tha se Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën që të arrijë standarde evropiane në arsim. Ndërsa, ndër të tjera, ajo përmendi dy projekte, me të cilat kjo organizatë po e mbështet aktualisht arsimin në Kosovë: “Nxitja e një kulture demokratike dhe diversitetit në shkolla”, dhe projekti tjetër “Përforcimi i integritetit dhe luftimi i korrupcionit në arsimin e lartë”.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.