Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim një delegacion nga Suedia, të kryesuar nga Lena Backer, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Suedisë në fushën e arsimit, në veçanti modelin e arsimit profesional në Suedi dhe mundësinë e adaptimit të këtij modeli në Kosovë, duke ia përshtatur kushteve dhe specifikave të vendit tonë.
Ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë e tij për thellim të bashkëpunimit me Suedinë, në fushën e arsimit profesional, si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, duke qenë se Kosova ka një rini, e cila meriton një arsim dhe një edukim të avancuar.
Ministri Bytyqi ka theksuar se përmes Arsimit Profesional, është një mundësi e veçantë për punësimin e të rinjve dhe për vetë punësim .
Ndërsa, përfaqësuesja e delegacionit suedez. Lena Backer ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në adaptimin dhe zbatimin e modelit suedez të arsimit profesional në shkollat profesionale të Kosovës.
Last modified: 24 Gusht, 2022