Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi priti në takim presidenten e organizatës “World Learning”, Carol Jenkins, me të cilën ka biseduar për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve të reja në kuadër të programeve të kësaj organizate, si dhe për përfundimin e programit TLP- SP (Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships).
Ministri Bytyqi falënderoi znj. Jenkins për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit, ndërsa vlerësoi se, programi TLP-SP ka dhënë rezultate shumë të mira në arsim, pasi përmes këtij programi kanë përfituar shumë profesorë dhe studentë, duke marrë praktika të mira në universitete me të njohura amerikane dhe duke i zbatuar përvojat e tyre në Kosovë.
Znj. Jenkins falënderoi ministrin Bytyqi për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë programit TLP-SP dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe me programe tjera.
Last modified: 9 Qershor, 2022