Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Me këtë rast ministrat Bytyqi dhe Yagcilar , biseduan për angazhimet dhe sfidat që i presin në mandatin e ri qeveritar, njëherësh u informuan për projektet e përbashkëta me ç’rast u shprehën të gatshëm për bashkëpunim ndër institucional me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta në fushat që mbulojnë.
Ministri Bytyqi tha se, është i angazhuar që fillimisht të “skanoj” gjendjen aktuale në arsim me qëllim të planifikimit dhe angazhimeve të mëtutjeshme në aspektin e përmirësimit të gjendjes në arsim, me fokus rritjen e cilësisë në arsim.
Ministrat Bytyqi dhe Yagcilar gjithashtu uruan njëri – tjetrin për detyrat e reja në cilësinë e ministrave në fushat përkatëse dhe u shprehen se do të angazhohen maksimalisht në përmbushjen e agjendave të Qeverisë së re.
Last modified: 25 Gusht, 2022