Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, Fahrush Rexhepi, me të cilin bisedoi rreth proceseve arsimore në Kosovë, angazhimet e MAShT për ngritjen e cilësisë në arsim si dhe çështje tjera me interes.
Ministri Bytyqi foli për sfidat aktuale të arsimit me ç‘rast, ndër tjera theksoi se, fokusi i angazhimeve intensive është në zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, ngritja e cilësisë së arsimit në përgjithësi, zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, mundësitë e ndërlidhjes së mësimit teorik dhe praktik.
Ministri Bytyqi dhe dekani Rexhepi u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.
Last modified: 10 Qershor, 2022