MASHT

MINISTRI BYTYQI PO MERR PJESË NË PUNIMET E FORUMIT STS NË JAPONI

8 Tetor, 2018

08 Tetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga ambasadori ynë në Japoni, Leon Malazogu dhe shefi i kabinetit në MAShT, Baton Dushi, këto ditë po merr pjesë në punimet e forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS) në Japoni.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë, fjalën e hapjes e mbajti kryetari dhe themeluesi i këtij Forumi, z. Koji Omi, ndërsa punimet i ka përshëndetur  kryeministri i Japonisë, z. Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë e vlerësoi shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj ngjarje për zhvillimin  e shkencës dhe teknologjisë në botë.

Në këtë forum, ministrat e vendeve të ndryshme të botës do të debatojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve.

Forumi STS është një lëvizje e udhëheqësve të botës në fushën e politikës, shkencës, biznesit dhe mediave, që merren me shkencë dhe teknologji.

Last modified: 10 Nëntor, 2022