MASHT

Ministri Bytyqi mori pjesë në takimin për IPA – vitet programuese 2018/19

16 Janar, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në takimin ndërministror për projektin IPA 2018-2019, me ç`rast u prezantuan programet prioritare të ministrive për konkurrim dhe përfitim të fondeve nga ky instrument i Komisionit Evropian, e që ka për synim ngritjen e kapaciteteve shtetërore të vendeve para aderimit të mundshëm në Bashkimin Evropian(BE).

Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Komisionit  Evropian (KE)  me mbështetjen e  IPA-s në fushën e arsimit , me ç`rast theksoi se MASHT dhe tërë sektori  i arsimit në përgjithësi ka përfituar shumë projekte nëpërmjet IPA-s, që nga viti 2007.

Më tej, ministri Bytyqi tha se kemi  edhe  shumë punë për të arritur një sistem të mirëfilltë  në sektorin e arsimit, por me ndihmën e Komisionit Evropian  dhe të donatorëve  tjerë, ne shpresojmë shumë që këtë vit do të bëjmë më  të mirën për ngritjen e cilësisë në arsim.

Në vazhdim , ministri Bytyqi ka prezantuar tri prioritet kryesore  të  MAShT,  që ka për synim ti realizoi në kuadër të mbështetjes nga fondet e  IPA 2018,  siç janë

Përmirësimi i cilësisë dhe rëndësisë së tregut të punës të programeve të arsimit dhe aftësimit, në kuadër të perspektivës së mësimit gjatë tërë jetës. 

Ngritja e arritshmërisë së  nxënësve nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të shkollës, përvetësimit të shkathtësive të TIK-ut dhe gjithë-përfshirjes, si  dhe ngritja e standardeve  akademike në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë.

Ministri Bytyqi, poashtu tha se edhe  këtë vit,  MAShT vlerëson me prioritet implementimin e objektivave të bazuara në Planin e Veprimit të Agjendës së Reformave Evropiane, si dhe Planin e Zbatimit të MSA-së  për vitin 2018, njëherit  edhe zbatimin e  Planit të Sektorit të Arsimit në Kosovë 2017-2021 , si dhe strategjive tjera të ndërlidhura me fushën e arsimit.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.