MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË SHËNIMIN E 92 VJETORIT TË SHKOLLËS “MAXHUN ÇEKAJ” NË IRZNIQ TË DEÇANIT

10 Maj, 2019

10 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq të Deçanit.

“Ajo çka na obligon, veçanërisht mësimdhënësit, që përtej angazhimit dhe përkushtimit për edukimin e brezave të rinj, ta kenë edhe një angazhim shtesë, që t’ia shtojnë krenarinë kësaj ane, me ofrimin e një edukimi më të mirë”, tha Ministri dhe theksoi se të rinjtë tanë duhet të përgatiten për udhëheqje dhe zhvillim të vendit tonë.

Ministri Bytyqi theksoi se MAShT, në përkrahje të plotë nga Qeveria e Kosovës, është e angazhuar shumë seriozisht, që jo vetëm të përkrahë çdo institucion arsimor në Kosovë me infrastrukturë sa më të mirë, por edhe në ngritjen e cilësisë, në mënyrë që të rinjtë tanë të marrin dijen dhe shkathtësitë e nevojshme.

Në këtë ceremoni, drejtuesit e shkollës, i kanë ndarë mirënjohje ministrit Bytyqi për angazhimin e tij të vazhdueshëm që kjo shkollë të ketë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.