MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE ”SHËNDETI, MIRËQENIA DHE TË DREJTAT E FËMIJËVE”

2 Qershor, 2019

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ”Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në të cilën ishin të pranishëm edhe Shefi Zyrës së UNICEEF-it në Kosovë z Murat Sahin dhe përfaqësues tjerë vendor e ndërkombëtar , me q`rast në emër të Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të pranishmëve iu adresua me një fjalë rasti .

Ministri Bytyqi  me këtë rast ndër tjera tha se kjo konferencë e organizuar në prag të shënimit të 1 Qershorit-Ditës  Ndërkombëtare  të  Fëmijëve , është e rëndësishme dhe e veçantë dhe një vlerë të shtuar , sepse po flasim për pjesën më të rëndësishme të shoqërisë, siç janë fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Në vazhdim ,ministri Bytyqi ,ka përgëzuar fëmijët dhe të rinjtë për këtë ditë të rëndësishme  dhe  theksoi se po bëjmë përpjekje institucionale që të krijojmë mundësi dhe krijojmë kushte më të mira, të rriten të shëndetshëm dhe të jenë të gatshëm në udhëheqjen e shoqërisë  në të ardhmen e vendit tonë.

Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se fëmijët vazhdimisht na mbajnë obligues dhe të përgjegjës  për të drejtat e tyre, ndërsa  ne si Qeveri  dhe në bashkërendim  me institucionet tjera vendore dhe në përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë,  po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të kemi ndërtim të politikave të mirëfillta për të siguruar dhe  respektuar të drejtat e fëmijëve  dhe t`u sigurojmë edukim dhe arsimim të mirëfillte.
Në vazhdim , ministri Bytyqi tha se Ministria e Arsimit, është e angazhuar që t`u krijoj mundësi përfshirjes  sa më të madhe të fëmijëve në edukimin në fëmijëri të hershme dhe se ky angazhim  është shtuar edhe me aktivitetet vetëdijesues për prindërit  për rëndësinë e edukimit të  fëmijëve në moshë të re.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.