MASHT

MINISTRI BYTYQI MERR MBËSHTETJE PËR REFORMAT NË ARSIM NGA EKSPERTË TË MALAJZISË

5 Mars, 2019

05 Mars 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, Mohd Shukri Ab. Yajid, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.

Ministri Bytyqi dhe ekspertët diskutuan edhe rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Rreth kësaj, z. Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë.

Ministri Bytyqi e falënderoi z. Mohd Shukri Ab. Yajid për gatishmërinë për bashkëpunim dhe e njoftoi për punën e grupit të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë duke analizuar gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, e që mbi bazën e rekomandimeve që do të dalin, do të orientohen reformat në arsimin e lartë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.