Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit, Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe rektorët e universiteteve publike.
Ministri Bytyqi bashkë me rektorët dhe përfaqësuesit e AKA-së dhe KShC-së ka diskutuar për arsimin e lartë në përgjithësi, sa i përket përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020.
Në këtë takim u bisedua edhe për çështje tjera me interes për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Last modified: 9 Qershor, 2022