MASHT

Ministri Buja uron nxënësit dhe mësimdhënësit për gjysmëvjetorin e dytë

9 Janar, 2012

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njofton se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2011/2012 do të fillojë nesër, më datë 10 janar 2012.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.

MAShT njofton se mësimi nuk do të fillojë në ato shkolla, ku drejtoritë komunale kanë marrë vendim që të mos zhvillohet mësim, për shkak të dëmtimit të shkollave nga moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit.

Orët mësimore të humbura në ato shkolla do të kompensohen.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.