MASHT

Ministri Buja u takua me përfaqësues të Fondit për Arsimin e Romëve

5 Shkurt, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatës “Fondi për Arsimin e Rmëve”, ku është diskutuar rreth angazhimeve dhe koordinimit të aktiviteteve, të cilat sigurojnë arsim kualitativ për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptas.

Ministri Buja, me këtë rast, theksoi se çështja e zhvillimit dhe integrimit të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas është pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Arsimit.

Ministri Buja, pasi foli për arsimimin e fëmijëve të këtyre komuniteteve, theksoi se vitin e kaluar është shënuar rritje prej katërmbëdhjetë përqind e vijueshmërisë së tyre në shkolla, dhe se MAShT është e angazhuar që në vitet në vijim të rritet kjo përqindje.

“MAShT ka pasur veprime konkrete në fushën e lehtësimit të regjistrimit në shkolla dhe integrimit të fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptas”, tha ministri Buja, i cili po ashtu theksoi se MAShT ka përkrahur këta fëmijë edhe me bursa, ndërsa foli edhe për kuotën e vendeve të rezervuara për studentët e këtyre komuniteteve nëpër universitetet publike në Kosovë.

Ndërkaq, Szilvia Pallaghy, përgjegjëse për Shqipëri dhe Kosovë e Fondit për Arsimin e Romëve, tha se kjo organizatë do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Arsimit në zbatimin e Strategjisë për gjithëpërfshirjen e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptas në sistemin e arsimit në Kosovë, si dhe sigurimin e pjesëmarrjes së tyre në hartimin dhe implementimin e politikave relevante.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.