MASHT

Ministri Buja takoi përfaqësues të SBAShK-ut

26 Gusht, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, takoi sot kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimtarëve të Kosovës ( SBAShK), z. Ali Shabanaj, me bashkëpunëtorë , me çrast u bisedua për mundësitë e rritjes së pagave të arsimtarëve, si dhe harmonizimin e tekstit të Kontratës Kolektive.

Ministri Buja me këtë rast u shpreh se kërkesat e SBAShK-ut për rritjen e pagave për arsimtarët, si dhe harmonizim të tekstit të Kontratës Kolektive janë të arsyeshme dhe shtoi se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e tyre.

Lidhur me harmonizimin e tekstit të Kontratës Kolektive, ministri Buja tha se dy komisionet e MAShT dhe të SBAShK-ut të caktuara për këtë çështje, do të vazhdojnë punën me intensitet ashtu që të harmonizohen qëndrimet dhe të finalizohet dokumenti gjatë ditëve të ardhshme, në mënyrë që për një kohë të shkurtër dokumenti të jetë i gatshëm për miratim.

“MAShT -i vazhdimisht është angazhuar në përmirësimin e jetës e të mirëqenies së mësimdhënësve aq më parë kur kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në efikasitetin e tyre në mësimdhënie përkatësisht në rritjen e cilësisë në arsim”, tha ministri Buja.

Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut, z.Ali Shabanaj, ka falënderuar ministrin Buja për gatishmërinë e dëshmuar që të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e arsimtarëve dhe shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv dhe mirëkuptimi ndaj kërkesave reale të SBAShK-ut përkatësisht arsimtarëve do të jep frytet e veta në të ardhmen e arsimit të Kosovës.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.