MASHT

Ministri Buja priti shefin e Këshillit të Evropës në Kosovë

26 Shtator, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright.

Në këtë takim është biseduar për rolin e Këshillit të Evropës në procese të ndryshme të punës dhe jetës në Kosovë, e sidomos në sektorin e arsimit, si dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë ky institucion për vendin tonë.

Me këtë rast, ministri Buja shprehu falenderime për ndihmat e shumta dhe konkrete të Këshillit të Evropës, por edhe ndihmën personale të z. Cartwight. “Prej ardhjes suaj këtu, Kosova është më afër Evropës dhe dua të theksoj sidomos ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit”, tha ministri Buja.

Në anën tjetër, shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tim Cartwright u shpreh se i vjen keq që po e lë Kosovën, por theksoi se ndjehet mirë për progresin që ka parë për më shumë se tri vite që ka qëndruar me mision në Kosovë.

Këshilli i Evropës ka ndihmuar arsimin kosovar me projekte të ndryshme, të koncentruara kryesisht për gjithëpërfshirje në arsim.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.